10 raste me zgjebe në Pogradec, 3 fëmijë në konviktin privat janë pozitiv

1 Nëntor 2024 | 17:57

Shfaqet sëmundja e zgjebes në Pogradec. Në konviktin mbrapa meje ku marrin kujdes 4 fëmijë, 3 prej tyre kanë rezultuar me sëmundjen e zgjebes duke ngritur kështu një alarm në gjithë shkollat e Pogradecit.”

Ky fakt pranohet nga përgjegjësi i konviktit turk në Pogradec, Emiliano Kuqo, i cili shton se fëmijët që kanë rezultuar me këtë sëmundje janë karantinuar ndërkohë që presin të bëhet dezinsektimi i ambienteve.

“Këtë vit përsëri është shfaqur kjo sëmundje dhe e kanë zbuluar qendra shëndetësore në shkolla ku ndodheshin fëmijët. Pasi kemi marrë vesh lajmin, që tek fëmijët ndodhej kjo sëmundje, i çuam në mjeku, në ambientet tona kemi bërë dezinfektimin, praktikonin, pastrimi është bërë. Po presim dezinfektimin. Shpresoj të mbyllet me kaq”,-tha Emiliano Kuqo.

Nga komunikimi jashtë kamerave që Euronews Albania pati me mjekët e drejtorisë së shëndetit publik në Pogradec, pranohet prezenca e sëmundjes së zgjebes, ku dyshohen mbi 10 raste, e për këtë po kryhen kontrolle të imtësishme në shkollat e qytetit.

Zgjebja është një parazit i vogël dhe thuajse i padukshëm, i cili futet në lëkurë dhe e dëmton atë, e pa ashtu është ngjitës dhe merret përmes kontaktit fizik të ngushtë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026

“Reshje dhe shtrëngata të forta të premten”, Bashkia Himarë del me njoftim zyrtar

Ashtu si Bashkia e Vlorës, edhe Bashkia e Himarës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e pritshëm të kushteve atmosferike gjatë ditës së premte....
18:04 | 23/07/2026