Kujdes me ndryshimet në Adoleshencë! Psikologët-prindërve: Kaloni kohë me fëmijët
Adoleshenca shoqërohet me një sërë ndryshimesh, fizike, fiziologjike dhe emocionale. Psikologët thonë se problemet e adoleshentëve janë të shumta dhe lidhen kryesisht me marrëdhëniet sociale, vështirësitë e ndryshme që mund të kenë në komunikim, apo në gjetjen e rolit të tyre në klasë, shkollë apo familje.
Bullizmi mbetet një sfide e adoleshencës. Në të gjitha shkollat e arsimit 9-vjeçar ofrohet shërbimi psikosocial, ku nxënësit drejtohen për problematika të ndryshme.
“Ankesat më të shpeshta janë për marrëdhëniet sociale, pra për vështirësitë që kanë për tu shoqëruar me njëri tjetrin apo konfliktet që mund të jenë dhe nëse futemi dhe më gjerë ne mund të shohim dhe vështirësi të tjera në lidhje me ankthin në përgjithësi , ankthin social në veçanti, bullizmin, mund të gjejmë, çrregullime me imazhin, vështirësi me krijimin e imazhit të duhur , identitetit, çrregullime të të ngrënit, të gjumit”,-tha Bora Ibro psikologe shkolla 9- vjeçare “Hasan Tahsin”.
Ndryshimet nisin që prej moshën 12 vjeçare, ndaj edhe psikologët kërkojnë që prindërit të jenë të pranishëm dhe të dëgjonë fëmijët e tyre.
“ Të jenë të pranishëm, vetëm kështu ne mund të kuptojmë pak më tepër, nga ajo çfarë shohim me sy të lirë. Pa praninë e tyre dhe një komunikim të hapur me fëmijët është shumë e vështire për të kuptuar ku qëndron gjeneza e një problemi, sa më pak ndryshime në jetën e tyre sepse ata janë vetë në dyshime sipër dhe kanë nevojë për qëndrueshmëri dhe siguri, sa më të rregullat të jemi”,- Bora Ibro psikologe shkolla 9- vjeçare “Hasan Tahsin”.
Kur vjen koha për të kërkuar ndihmë psikologjike, fëmijët janë më të hapur për të ndarë me psikologun problemet e tyre, por problemi qëndron tek prindërit të cilët e kanë më të vështirë për tu afruar apo për ta pranuar ndihmën.
LEXONI GJITHASHTU:
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij