“150-500 euro një provim”-aktivisti Xhemollari zbulon tarifat e pedagogëve
Policia e Elbasanit ka arrestuar këtë të premte disa pedagogë të universitetit “Aleksandër Xhuvani”, të dyshuar për korrupsion aktiv dhe pasiv me disa studentë.
Për të folur rreth kësaj çështje ishte i ftuar në “People” në Euronews Albania aktivisti i qëndresës qytetare, Rigers Xhemollari. Ai tha se problemi i korrupsionit në universitetin e Elbasanit, nuk është një problem i ri por një problem që ka vijuar prej vitesh. Ndërsa shtoi se tarifat për marrjen e një provimi apo një note më të mirë varionin nga 150-500 euro.
“Universiteti i Elbasanit gjithmonë ka qenë problem për korrupsinin. Tarifat kanë qenë 150-500 euro për një provim. Këto tarifa kanë rënduar xhepat e studentëve dhe për të marrë nëj notë më të mirë. Universitetet tona janë kthyer në çerdhe të abuzimit, ne kemi universitet si ai i gjirokastrës që ka më shumë pedagog se student.
Këto që po korruptoheshin dhe po merrnin nota, janë edukatoret e ardhshme, se kemi të bëjmë me ciklin e ulët. Këto 6 gra kanë marr para dhe janë korruptuar për të nxjerrë edukatoret e reja të fëmijëve tanë e të tyre. Këto kanë marr ca para kanë korruptuar student të cilët nesër do korruptojnë fëmijët e këtij kombi. Prandaj ne kemi propozuar vetingun universitar, përfshir vetingun akademik, pasuror, të rekrutimeve dhe financiar”,-tha Xhemollari.
Me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, po hetohen 7 pedagogë të shkencave të edukimit. Ndaj tyre është marrë masa detyrim paraqitje ndërkohë që janë pezulluar nga detyra.
Emrat e pedagogëve
- Ornela Bilali, Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
- Zyhra Gripshi, Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
- Adrian Shingjergji, Lënda: Edukimi motorik dhe lojërat lëvizore.
- Beatriçe Gani, Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
- Edlira Gugu, Lënda: Letërsi për fëmijë.
- Florinda Tarusha, lënda: Filozofi e edukimit
- Monika Hodaj, lënda: Edukim gjinor në fëmijërinë e hershme
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar