SHBA në prag zgjedhjesh, ekspertja: Tensioni mes kandidatëve është rritur frikshëm

1 Nëntor 2024 | 21:42

Ekspertja e komunikimit në SHBA, Entela Sula ishte këtë të premte e ftuar në “Balkan Talks” ku foli për zgjedhjet në Amerikë.

Ajo tha se tashmë afrimi i zgjedhjeve po shfaq pasojat e veta duke bërë që kandidatët të ndiejnë më shumë tensionin.

Sula tha se duke qenë se sipas “exit poll-eve” Donald Trump dhe Kamala Harris duket se garojnë shumë afër njëri-tjetrit, sa më shumë të afrohen zgjedhjet aq më i dukshëm është edhe tensioni te ta.

“Presioni bëhet akoma më i madh tani që afrohet dita e zgjedhjeve. Të dy kandidatët kanë informacione nga exit-poll, se gara mes tyre është shumë e ngushtë. Kjo e bën Harris të rrisë tonet e të jetë me e ashpër kundrejt kundërshtarit të saj”,-tha Entela Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026