Nisin hetimet për tragjedinë në Serbi, përfundon operacioni i kërkimit, 14 të vdekur

2 Nëntor 2024 | 16:26

Serbia ka nisur të shtunën hetimet për shembjen e strehës së betonit mbi hyrjen e një stacioni hekurudhor në Novi Sad të Serbisë, ku humbën jetën 14 persona.

Mediat serbe kanë raportuar se kërkimi ka përfunduar ndërsa Serbia ka shpallur 2 ditë zie pas tragjedisë.

Në mesin e viktimave që ende nuk janë identifikuar ishte edhe një vajzë shtatë vjeç. Ndërkohë të plagosurit kanë marrë lëndime shumë të rënda për jetën.

“Hetimet do të vërtetojnë kush i ka marrë vendimet dhe kush ka vënë nënshkrimet, kush ka qenë i angazhuar për të kontrolluar cilësinë e punimeve”, ka thënë Ministri i Transportit, Goran Vesiq , për mediat serbe.

Konstruksioni prej betoni dhe çeliku u shemb në një moment kur njerëzit kanë qenë poshtë, disa në stola, disa pranë, pasi aty ka edhe një stacion autobusi. Sipas dëshmitarëve okularë, struktura u shemb për pak sekonda dhe nuk kishte mundësi që njerëzit të shpëtoheshin.

Raportohet se ndërtesa e Stacionit Hekurudhor është rikonstruktuar dy herë në dy vitet e fundit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në fjalimin e tij para qytetarëve tha se kërkon nga autoritetet hetuese që personat përgjegjës për atë që ndodhi të ndiqen penalisht dhe të dënohen rëndë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026