Turi i diasporës, Rama sot takim me shqiptarët në Selanik

3 Nëntor 2024 | 08:38

Kryeministri Edi Rama vijon sot turin me diasporën, teksa do të ndalet në një takim me shqiptarët në Selanik të Greqisë. Takimi do të zhvillohet rreth orës 11:00 në një sallë në ‘Porto Palace’.

Mësohet se këngëtari që do të performojë në takimin e Ramës me shqiptarët e Selanikut do të jetë Noizy.

Vizita e Ramës në Greqi nuk është mirëpritur nga ekstremistët grekë të cilët kishin lajmëruar një protestë në vendin kur Rama pritet të mbajë takimin. Një natë më parë ata janë tërhequr nga ky vendim.

Burime pranë policisë greke bëjnë me dije se nga ana greke janë vendosur në gatishmëri afër hotelit ku do të mbahet takimi rreth 300 policë grekë dhe 200 agjentë, ndërkohë që ditën e sotme ka mbërritur dhe garda e Republikës së Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026