Shkëlqejnë lojtarët e kombëtares shqiptare, shënojnë dhe Muçi e Bajrami

4 Nëntor 2024 | 11:00

Kur duhet ende kohë deri në dy përballjet e radhës të kombëtares shqiptare ndaj Cekisë dhe Ukrainës, futbollistët kuqezi po zhvillojnë paraqitje pozitive. Nga Spanja, në Skoci e Turqi, sulmuesi shqiptare po tregojnë formë të mirë, të cilën pritet ta shfaqin dhe në ndeshjet e Nations League në nëntor.

Myrto Uzuni është padyshim një hero për Granadën, aty ku gjeti dhe golin e 6-të sezonal në La Liga 2. Beratasi realizoi një super gol në humbjen e ekipit të tij, me duelin që u mbyll 2-1. Të njëjtën gjë bëri dhe Bajrami me Rangers, si dhe Ernest Muçi, në humbjen 3-1 të Besiktas. Kristjan Shpendi me Cesenën vijon ecurinë pozitive personale, e me gjasa mund të ketë një ftesë edhe nga trajneri Sylvinho, duke parë performancën e mrekullueshme.

Me ekipet e tyre u aktivizuan dhe 2 portierët Strakosha e Kastrati, por dhe kapiteni Gjimshiti që mori një fitore të jashtëzakonshme ndaj Napolit. Më 16 nëntor Shqipëria përballet me Cekinë, ndërsa 3 ditë më pas pret Ukrainën, për të mbyllur fazën e grupeve në Nations League.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026

Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks

Gazetari Algert Harizaj foli në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora për “Now me Erla Mëhillin” në lidhje me sezonin turistik, ndërsa theksoi se protestat...
22:02 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026