Tifozët e Tiranës flasin pas përjashtimit nga stadiumi: Vendim absurd, dashakeqës!
Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF, mori vendimin ekstrem për të përjashtuar për të gjithë sezonin tifozët e Tiranës nga stadiumi, për shkak të disa kapsollave të hedhura prej tyre në ndeshjen kundër Vllaznisë.
Tifozët e Tiranës, e kanë cilësuar skandaloz këtë vendim të Disiplinës, ndërsa shprehen për Euronews Albania, se dënimet duhet të jenë individuale.
Të pyetur nga gazetari i emisionin “Max Sport” ata janë shprehur se ky është një diskriminim i tifozerisë së Tiranës, pasi sipas tyre nuk mundet që të dënohet i gjithë komuniteti për dy persona të papërgjegjshëm.
“Absurd pra është dënimi, nuk mund të dënosh një qytet të tërë. Dëno ata kapi. Nuk ka në të gjithë botën nuk ka dënim kështu”,-tha një nga tifozët.
“Kush e ka bërë të mbajë përgjegjësi, se nuk ka kuptim ai muhabet. Ne shkojmë me familjen në stadium. s’bëhet kjo gjë, është turp i botës. Ne duhet ta respektojmë një ekip të madh. Nuk ka ekip më të madh se Tirana. Është mëkat. Padrejtësi e madhe”,-tha tifozi tjetër.
“Dënimi është i tepërt. tifozët e Tiranës janë qytetarë, nuk mundet që për dy persona të papërgjegjshëm të dënohet gjithë komuniteti i madh i tifozerisë së Tiranës”,-tha një tjetër tifoz.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet