Operacioni “Plumbi i Artë”, SPAK jep pretencën për 3 anëtarët e grupit kriminal
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për tre nga anëtarët e grupit kriminal, pjesë e dosjes “Plumbi i Artë”, që u gjykuan me procedurë të shkurtuar.
Për Ilirjan Feçin dhe Agim Gjini Spak kërkoi përkatësisht nga 10 vite burg, ndërsa për Elvis Koçin kërkoi 7 vite heqje lirie. Në seancën e radhës, do të bëhet mbrojtja e të pandehurve si dhe do shpallet vendimi.
Për pjesën tjetër të grupit vijon gjykimi i zakonshëm për shkak se akuzohen për vepra më të rënda penale.
Pjesë e këtij grupi janë Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase, Enver Diva, Besjan Xhixho etj. Operacioni “Plumbi i Artë” u zhvillua në mars të 2022, ku Nuredin Dumani, Henrik Hoxha, Skerdi Tase dhe së fundmi Erion Alibej fituan statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, ku përmes dëshmive të tyre, zbardhën një sërë krimesh të rënda
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West