Teherani thotë se shtetasi gjermano-iranian s’u ekzekutua, por vdiq në burg

5 Nëntor 2024 | 18:30

Gjyqësori i Iranit thotë se një shtetas gjermano-iranian, i dënuar me vdekje për akuza për terrorizëm, nuk u ekzekutua por vdiq në burg.

Mediat shtetërore iraniane raportuan më 28 tetor se Jamshid Sharmahd u ekzekutua, duke e nxitur një fjalosje diplomatike mes Berlinit dhe Teheranit, me Gjermaninë që i mbylli të gjitha tri konsullatat e Iranit në vend.

Megjithatë, Asghar Jahangir, zëdhënës i gjyqësorit, i kundërshtoi raportimet në media dhe tha më 5 nëntor se një komunikatë e gjyqësorit për këtë çështje ishte keqkuptuar, pasi ajo nuk theksonte saktësisht se ekzekutimi ndaj tij ishte kryer.

Nuk janë dhënë hollësi rreth vdekjes së Sharmahd.

“Nuk ka pasur afat kohor për zbatimin e dënimit të Sharmahdit, ai vdiq para se të kryhej dënimi me vdekje”, tha Jahangir.

Sharmahd, 69 vjeç, akuzohej nga Irani se udhëhiqte një grup promonarkist, për të cilin Teherani beson se ishte përgjegjës për një sulm vdekjeprurës me bombë në vitin 2008, si dhe për planifikimin e sulmeve të tjera në vend.

Katërmbëdhjetë iranianë dhe 210 të tjerë u plagosën në sulmin në xhaminë Sayyid al-Shuhada Husseiniya në Shiraz, gjatë një ceremonie për ta nderuar imamin Hussein, imamin e tretë të myslimanëve shiitë.

Ministria e Inteligjencës e Iranit e akuzoi Sharmahdin për planifikimin e sulmit, një akuzë të cilën familja e tij e hodhi poshtë si “qesharake”.

Pas raportimeve për ekzekutimin e Sharmahdit, Bashkimi Evropian lëshoi një komunikatë ku e dënoi “fuqishëm” ndëshkimin dhe e akuzoi Iranin se e kishte rrëmbyer “jashtëligjshëm” inxhinierin, duke e mbajtur për vite “në kushte çnjerëzore pa një gjykim të drejtë”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026