Tirana gjen zëvendësuesin e Shkëmbit, prezantohet trajneri i ri

6 Nëntor 2024 | 14:58

Tirana duket se e ka zgjidhur në kohë rekord çështjen e pankinës, ku në krye të klubit bardheblu është prezantuar Gugash Magani. Këtë të mërkurë, në faqen zyrtare të bardhebluve është njoftuar se është arritur akordi me teknikun në fjalë, i cili menjëherë ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore, ndërsa i kërkohet që skuadra të ndryshojë paraqitje që në ndeshjen e radhës. Magani është një njohje e vjetër e presidencës, pasi e ka drejtuar edhe më parë Tiranën, konkretisht në periudhën 2013-2015, si dhe ka një eksperiencë të madhe në drejtimin e klubeve në Superligë.

Magani vjen menjëherë pas eksperiencës te Lushnja, nga ku u largua pak javë më parë për shkak të rezultateve jo pozitive, ndërsa tanimë do të drejtojë klubin bardheblu, për t’i dhënë fund krizës. Tirana nuk ka fituar asnjë nga 5 ndeshjet e fundit në kampionat dhe renditet në vendin e shtatë në tabelën e klasifikimit me 11 pikë të grumbulluara.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026