OBSH: Identifikohen 2 rastet e para, të infektuara me mpox në Angli

6 Nëntor 2024 | 19:06

Virusi mpox apo siç njihet ndryshe lija e majmunit ka regjistruar dy rastet e para të transmetimit local në Mbretërinë e Bashkuar.

2 personat e konfirmuar pozitiv me virusin mpox, clade Ib jetonin në të njëjtën shtëpi me rastin e infektuar gjatë udhëtimit në disa vende afrikane.

 Këto janë rastet e para të transmetuara lokalisht të clade Ib në Rajonin Europian të OBSH-së dhe të parat jashtë Afrikës që nga shpallja e Emergjencës Shëndetësore Globale për herë të dytë në gusht 2024.

Mpox përhapet kryesisht përmes kontaktit të ngushtë fizik, përfshirë kontaktin seksual, dhe gjithashtu mund të transmetohet përmes objekteve të ndotura nga virusi, si rroba ose shtrati. OBSH thotë se përhapja përmes piklave respiratore mund të ndodhë në raste të rralla, por nuk është mënyra kryesore e transmetimit.

Kreu i OBSH-së për Evropën, Dr. Hans Kluge, deklaroi se rreziku për popullatën e gjerë në Evropë mbetet i ulët, por nxit të gjitha shtetet anëtare, përfshirë edhe Shqipërinë, që të forcojnë masat e mbikëqyrjes për të identifikuar dhe gjurmuar rastet e reja dhe për të ndjekur me kujdes kontaktet e tyre. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ndërgjegjësimit dhe luftimit të stigmës, që shpesh pengon njerëzit të kërkojnë testim dhe kujdes të nevojshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026