Seuli paralajmëron se do e godiste Phenianin në rast të një sulmi bërthamor

8 Nëntor 2024 | 15:07

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha se shteti i tij, në aleancë me Shtetet e Bashkuara, është i përgatitur që të përgjigjet nëse Koreja e Veriut tenton ta sulmojë me armë bërthamore.

Yoon tha se Koreja e Jugut mund të varet nga armët bërthamore amerikane për të mbrojtur shtetin dhe nuk ka nevojë që vet të ketë këso lloje armësh.

“Besoj se do të ishte irracionale që ata të vendosin të kryejnë një sulm bërthamor kundër Republikës së Koresë dhe nëse ata do të ndërmerrnin një sulm të tillë, aleanca e pajisur me armë bërthamore mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut menjëherë do të godiste Korenë e Veriut me armë bërthamore të SHBA-së”, deklaroi Yoon, sipas revistës amerikane, Newsweek.

Koreja e Veriut treguar muskujt me testimin e një rakete balistike ndërkontinentale që operon me karburante të ngurta – të quajtur Hwasong-19 më 31 tetor, mes akuzave nga Uashingtoni dhe Seuli se Pheniani ka dislokuar trupa për të ndihmuar Rusinë në luftën kundër Ukrainës.

Yoon ka marrë një qëndrim më të ashpër sesa paraardhësi i tij sa i përket Koresë së Veriut, e cila po vazhdon të zhvillojë arsenalin e saj të armëve bërthamore dhe raketave balistike, pavarësisht rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që ndalojnë armë të tilla.

Seuli po tenton të vazhdojë të përmirësojë raportet me Uashingtonin, me të cilin ka një aleancë sigurie të lidhur 70-vjet më parë.

Të dy Koretë teknikisht janë në luftë, pasi lufta e viteve 1950-53 përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat të paqes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026