Dha asistin e golit kundër Juventusit, Zhegrova i “shkel syrin” Milanit
Skuadrat kryesore të Serisë A po ndjekin disa lojtarë të Lille dhe Edon Zhegrova bën pjesë ndër ta. Ai dha asistin për Jonathan David në ndeshjen e fundit të Champions League kundër Juventusit. Zhegrova ka qenë i përfolur herë pas here në lidhje për një kalim të mundshëm në “Serinë A”.
Ai është potencialisht i etur për transferimin, siç tha për Gianlucadimarzio.com
“Juan Cabal është një lojtar i mirë, por u ndjeva rehat kundër tij. Më pëlqen futbolli italian dhe ndjek në mënyrë rutinore skuadrat e tyre të mëdha si Milani dhe Juventusi. Shumë në Kosovë bëjnë tifo për ta dhe Interin”.
Zhegrova u pyet nëse një kalim në Serinë A mund të ishte në planet e tij.
“Pse jo? Më pëlqejnë shumë kuqezinjtë .”
Zhegrova ka një fillim të shpejtë, pasi në 16 ndeshje ka shënuar 7 gola dhe ka dhënë 2 asistime. Ai shkëlqeu veçanërisht në play-offin e Champions League. Verën e kaluar u përfol për një transferim të tij te Roma.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:30 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)