Drejtuesit e policisë në qarqe: Publikohet lista e kandidatëve dhe pikët e fituara

10 Nëntor 2024 | 13:12

Policia e Shtetit ka publikuar listën e kandidatëve dhe pikët që ka marrë secili prej tyre në garën e hapur për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të policisë në qarqe.

Policia e Shtetit bën me dije se në bazë të vlerësimit të marrë do të bëhet dhe përzgjedhja e drejtuesve të rinj të policisë në 12 qarqet e vendit.

Sipas rregullores, ata që kanë grumbulluar mbi 70 pikë nga procesi i vlerësimit kanë të drejtën të emërohen si drejtues të rinj të qarqeve. Aktualisht, nga vlerësimi i realizuar, ka 15 kandidatë që kanë arritur të kalojnë pragun e 70 pikëve. Nga këta, pritet të përzgjidhen 12, të cilët do të marrin pozitat e drejtorëve të rinj të qarqeve.

Përzgjedhja finale do të realizohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

“Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve për përzgjedhjen e kandidatëve, i përbërë nga 3 drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe intervistës së kandidatëve të cilët kanë aplikuar për pozicionin “Drejtor i Drejtorisë Vendore” në Policinë e Shtetit, vendosi të shpallë listën e pikëve të fituara nga secili kandidat gjatë procesit të konkurrimit.

Konkurrentët Artur Shira, Dritan Malaj dhe Lorenc Shehu nuk u paraqitën në fazën e intervistës.

Konkurrentët kanë të drejtën e ankimimit brenda 2 ditësh nga momenti i publikimit në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit të vendimit me vlerësimin përfundimtar të secilit”, njofton policia.

Më poshtë gjeni dhe vlerësimin e pikëve që ka marrë secili kandidat:

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026