Gazetari Hoxhaj përplaset me inxhinierin: A janë mbetjet të Shqipërisë apo jo?!

10 Nëntor 2024 | 21:24

Inxhinieri Qerim Ismeni dhe gazetari Julian Hoxhaj debatuan në emisionin Review në Euronews Albania lidhur me mbetjet e cilësuara të rrezikshme të kthyera në portin e Durrësit.

Sipas inxhinierit, nuk bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme por për zink në trajtë pluhuri që përdoret në industri, edhe nga Tajlanda për prodhimin e kallajit.

“Tajlanda është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kallajit në botë dhe bashkë me kallajin gjendet dhe zinku. Ky produkt i joni është në trajtën e oksidit të zinkut, që është në trajtë pudre, nuk është mbetje. Nuk janë të rrezikshme, janë mall për tregti”, tha ai.

Sipas gazetarit Hoxhaj, problemi më i madh është se ende nuk dihet origjina e këtyre mbetjeve dhe sipas investigimit të Rrjetit të Baselit ka dyshime se Shqipëria mund të jetë përdorur vetëm për të kryer procedurat dhe këto mbetje mund të kenë ardhur nga kudo.

“Ne nuk e dimë origjinën e tyre, kreu i Rrjetit të Baselit ka ngritur dyshime se Shqipëria mund të jetë përdorur thjesht për të kryer procedura dhe këto mbetje mund të kenë ardhur nga kudo. Kompania Kurum e ka mohuar që janë mbetje të saj, nuk dihet ende se kush i ka prodhuar. Nuk është vetëm përgjegjësi e portit, ka zyrtarë më të lartë që kanë firmosur protokolle që kontrollojnë pikërisht portin e Durrësit për çështje të tilla”, u shpreh gazetari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026