Masakra në Dobraç/ Prokuroria e Shkodrës shpall moskopetencën, çështja kalon në SPAK
Masakra e Dobraçit me 4 viktima, prokuroria e Shkodrës shpall mos kompetencën dhe kalon për hetim në SPAK.
Prokuroria e Shkodrës ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup kriminal, vepër penale që është kompetencë e SPAK.
Masakra e Dobraçit ndodhi pasditen e 30 tetorit 2024. Shënjestër ishin Hamza Lici dhe Arlind Bushati të cilët po udhëtonin me të njëjtin automjet, në kohën kur u qëlluan me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje. Hamza Lici humbi jetën menjëherë në vendngjarje ndërsa Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital.
Përveç tyre në këtë atentat humbën jetën edhe dy kalimtarë rasti, bashkëshortët Flutura dhe Bashkim Basha. Ata po lëviznin me motor kur u përplasën nga automjeti me të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Lici ka humbur kontrollin e mjetit në përpjekje për të shmangur të shtënat dhe në këtë çast është përplasur me çiftin e bashkësortëve.
Autorët e atentatit janë ende të paidentifikuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut