A do t’i japë Trump fund luftës në Ukrainë? Analiza e ekspertit: Kush përfiton

11 Nëntor 2024 | 10:57

Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare, Dritan Hoti, deklaroi se një kompromis për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mund të arrihet në emër të një marrëveshjeje globale. I ftuar në Euronews Albania, Hoti diskutoi mbi mundësinë e përfshirjes së Trump në përfundimin e konfliktit, por paralajmëroi për pasoja të mundshme për Ukrainën dhe Evropën.

Hoti tha se nëse Trump propozon një zgjidhje që është e pafavorshme për Ukrainën dhe Evropën, kjo mund të nënkuptojë një përfitim strategjik për Rusinë. Një lëvizje e tillë, sipas tij, do të rezultonte në “sponsorizimin” e ndikimit ndërkombëtar të Rusisë dhe do të dëmtonte aleancën transatlantike të NATO.

“Nëse propozimi i tij është i disfavorshëm për Ukrainën dhe Evropën, do të nënkuptojë që Trump po sponsorizon shfaqjen e Rusisë me të drejta të plota ndërkombëtare dhe do të krijojë një lloj shkëputjeje të aleancës transatlantike, duke provokuar rënien e asaj që përfaqëson Perëndimi si një monopol. Nuk është e thënë që Rusia do të futet në një aleancë kundër Kinës. Nuk ndodh kjo. Nuk mendoj se do të kemi një vendim sakrifikues për Ukrainën dhe Evropën, pasi Trump ka afishuar diçka që do të qëndrojë vetëm për një mandat dhe, e dyta, do të duhet të bashkëpunojë me amerikanët. Cilido qoftë ekuacioni, nuk mund ta zhbëjë dot një individ një histori. Mendoj se do të jetë një propozim dhe mund të parashikohet dhe të flitet për ecurinë e tij, që nënkupton se Krimea do të jetë një zonë e demilitarizuar nën mbikëqyrje ndërkombëtare. Në emër të një marrëveshjeje të madhe globale, mund të arrihej një kompromis,” u shpreh Hoti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026