Zbardhen emrat e drejtuesve të rinj të policisë në qarqe, kujt i “besohet” Tirana

11 Nëntor 2024 | 11:18

Euronews Albania ka zbardhur disa nga emërimet në drejtoritë vendore të policisë në qarqe.

Burime bëjnë me dije se Vilson Bala është emëruar dhe ka marrë drejtimin e policisë së qarkut të Tiranës, Altin Mena është emëruar në Elbasan, Gentian Berberi në Shkodër, Luigj Vathi në Lezhë, Elidon Çela në Berat dhe Fatmir Lleshaj në Durrës.

Këto emërime janë pjesë e përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të policisë, proces që sipas Ministrisë së Brendshme ka për qëllim forcimin e strukturave të rendit.

Policia e Shtetit publikoi të dielën listën e kandidatëve dhe pikët që ata kanë arritur në garën e hapur për drejtuesit e rinj.

Sipas njoftimit, përzgjedhja e drejtuesve të rinj do të bëhet në përputhje me vlerësimin e pikëve të kandidatëve. Ata që kanë grumbulluar mbi 70 pikë nga procesi i vlerësimit do të kenë të drejtën të emërohen si drejtues të rinj të qarqeve.

Aktualisht, ka 15 kandidatë që kanë kaluar pragun e 70 pikëve, nga të cilët 6 janë emëruar tashmë.

Pritet që të emërohen dhe 6 drejtuesit e tjerë në qarqet përkatëse.

Sipas policisë emërimi final do të bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke u bazuar në rezultatet e vlerësimit.

Më poshtë gjeni dhe vlerësimin e pikëve që ka marrë secili kandidat:

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026