Koncesioni i Sterilizimit/ Dëshmon biznesmeni: Ja kur e njoha Klodian Rjepaj

11 Nëntor 2024 | 12:53

Ilir Rrapaj, biznesmeni i koncesionit të sterilizimit u shoqërua me pranga në duar në kryesinë e Kuvendit për të dhënë dëshminë në komisionin hetimor të shëndetësisë këtë të hënë.

Ai i është përgjigjur në praninë e avokatit të tij pyetjeve të drejtuara nga kryetarja e komisionit të shëndetësisë:

Albana Vokshi: A njihni Klodian Rrjepaj?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Deri gusht 2023, kisha dijeni se kush ishte dhe çfarë ishte. Tani kemi 15 muaj në të njëjtën rezidencë, mund të them e njoh. Por fjala mik ka koncept të veçantë. Të kesh mik ëhstë diçka e rrallë. Unë kam bindjen se ky term është i abuzuar. Unë nuk kam pasur asnjëlloj miqësie me këtë person.

Albana Vokshi: Pra nuk e njihnit nga afër?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Jo.

Këta kanë pasur njohje se janë nga i njëjti vend, por nuk kan qenë miq.

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Nuk e njoh, nuk e kam njohur në atë periudhë. Vijmë nga shkolla të ndryshme, nga i njëjti qytet, por nuk njihemi dhe e kam takuar pas 20 vitesh.

Albana Vokshi: Kur e keni takuar zotin Rrjepaj?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: E kam takuar për herë të parë nga afër në një aktivitet publik të organizuar nga qeveria shqiptare në Pallatin e Kongreseve. Diku nga 2013 diçka e tillë. E kam takuar nëpërmjet personave të tjerë.

Albana Vokshi: A keni folur për koncesionin e sterilizimit?

Biznesmeni Ilir Rrapaj: Absolutisht jo.

Albana Vokshi: Si jeni vënë në dijeni për koncesionin e sterilizimit?

Jam vënë në dijeni nëpërmjet njërit prej ortakëve që në bashkëpunim me një ortak tjetër kishin vendosur të merrnin pjesë në garë.

Biznesmeni Rrapaj ndodhet në arrest me burg që prej 16 gushtit 2024, ndërsa i arrestuar është edhe ish zv/ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj.

Klodian Rjepaj u mor në pyetje nga komisioner hetimor për shëndetësinë më 20 shtator ndërsa pritet të thërrasë në një ditë tjetër edhe ish ministrin e Shëndetësisë.

Kujtojmë se biznesmeni Rrapaj ndodhej me pushime në Dhërmi kur dhe i janë vënë prangat pasi kishte refuzuar të paraqitej për të dëshmuar në SPAK lidhur me procedurat e koncesionit për sterilizimin e personalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe

Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi. Dyshime të tjera lindën lidhur me vlerën e kontratës, që bazohej në një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026