Parkimi dhe trafiku, stres në Tiranë: Numri i makinave përtej kapaciteteve

12 Nëntor 2024 | 15:31

Në kryeqytet, parkimi i makinës po kthehet në një mision të pamundur, ndërsa trafiku po rrit nivelin e stresit. Fluksi i madh i mjeteve, kantieret e ndërtimit dhe ngushtimi i rrugëve me korsitë e biçikletave po krijojnë pengesa edhe në parkingjet publike dhe private të dedikuara.

Sot Tirana numëron 319 mijë makina, nga të cilat 35,600 kanë hyrë vetëm këtë vit. Ky numër kërkon për vendqëndrimet të paktën një sipërfaqe 1.3 km katrorë, e cila shtohet dita ditës me importin e makinave të tjera.

Për të kaluar kryeqytetin nga cepi në cep, nevojiten mesatarisht 45 minuta. Në rrugët urbane, autobusët lëvizin me shpejtësi 11 km në orë, ndërsa në praktikat ndërkombëtare standardi është 15 km në orë.

Problem tjetër për kryeqytetin është edhe stoku i makinave që nuk lëvizin prej vitesh dhe ato që përdoren nga bizneset për shitje ose qira. Për të parat, as bashkia e as policia nuk kanë një zgjidhje ligjore për të marrë masa. Ndërsa për makinat me qira, masat që merren ndaj bizneseve në shumë raste nuk shoqërohen me largimin e tyre.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026