“Na duhen makina të reja”, Presidenca kërkesë për 36 mln lekë shtesë, Kuvendit
Në Komisionin e Ligjeve të mbajtur këtë të mërkurë u diskutua për “Për buxhetin e vitit 2025”. E pranishme ishte edhe Sekretarja e Përgjithshme e Presidencës Valbona Lusha.
Ajo ka treguar në komision se si do të përdoret fondi për Presidencën. Sipas sajpjesa më e madhe e fondit do të përdoret për rikonstruksionin e godinës ekzistuese.
Sekretarja e presidencës ka kërkuar gjithashtu një fond shtesë prej 36 milionë lekësh. Sipas saj fondi është i nevojshëm në mënyrë që të blihen makina të reja në dispozicion të presidentit të republikës dhe stafit tekniko administrativ.
“Mjetet nuk plotësojnë kushtet e nevojshme, nisur nga viti i prodhimit, kilometrat, amortizimin dhe garancinë në funksionin që kryejnë. Është e nevojshme blerja e automjeteve për një perfomacë sa më të lartë”, u shpreh Lusha.
“Lidhur me buxhetin 2025-2027, investim në orendi dhe pajisje zyre është i nevojshëm për godinën që do të rikonstruktohet. Investimi për pajisje kompjuterike dhe elektronike, përbën një domosdoshmëri në plotësimin e nevojave të institucionit. Rëndësi të veçantë në buxhet ka përfundimi i objektit të godinës ekzistuese të institucionit të Presidencës”,-tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër