Zanatet joshin të rinjtë në Elbasan, mbi 1600 të kualifikuar gati për tregun e punës

13 Nëntor 2024 | 15:52

Bizneset në Elbasan po vuajnë mungesën e fuqisë punëtore dhe asaj të kualifikuar. Por këtë problematikë e ka zbutur disi qendra e formimit profesional. Kjo për faktin se në këtë qendër janë certifikuar dhe formuar profesionalisht më shumë se 1600 persona. Shumica e tyre orientohen në bazë të kërkesave të tregut për të kryer një kurs profesional.

“Në vitin 2023,  1650 studentë janë certifikuar pranë qendrës tonë. Të gjithë këta kursantë, dhe pa ndrojtje them se 80% e tyre tashmë janë punësuar, ose kanë qenë në punë dhe e kanë profesionalizuar më tepër punën e tyre. Në qendrën profesionale në Elbasan lë shumë kërkojnë estetikën, parukerinë, kuzhinën, elektrik panele diellore, panele fotovoltaike që është risi.  Janë 65 kurse që ne ofrojmë”, thotë Krenar Xhemali, drejtor i Qendrës së Formimit Profesional Elbasan.

Kjo shkollë profesionale ka shërbyer edhe për personat që nuk kanë gjetur hapësirë në tregun e punës. Njëra prej tyre është Juliana Shëngjergji, e cila edhe pse e diplomuar për inxhinieri ndërtimi në Gjermani, nuk gjeti mundësinë për të fituar një vend pune. E detyruar për të pasur të ardhura, ajo mendoi të bënte një kurs për parukeri në qendrën e formimit profesional.

“Unë Inxhinierinë e Ndërtimit e përfundova si komplet shkollë në Gjermani, pastaj ndodhi pjesa e karantinës dhe nuk munda ta vazhdoja si profesion atje, dhe u ktheva në Shqipëri. Këtu është ajo pjesa e mentalitetit që një grua nuk mund të bëj punë që është vetëm për burra dhe kështu e lash fare si profesion. Mendova se parukeria do të ishte një zgjidhje shumë e mirë, se e kam pas dëshirë që e vogël”, shprehet ajo.

Në Qendrën e Formimit Profesional aktualisht janë 472 persona të të gjitha moshave që trajnohen në fusha të ndryshme. Kursantët e kanë të garantuar vendin e punës, kjo për shkak të marrëveshjeve që ka qendra me bizneset në qarkun e Elbasanit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Zanatet drejt zhdukjes, zdrukthëtari nga Gjakova: E kam trashëguar brez pas brezi

Reflektohet folklori dhe tradita, ekspozitë e artizanatit të drugdhendjes në Korçë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026