Mirëmbajtja e pallateve me rregulla të reja, ndëshkime për ata që s’paguajnë tarifë

14 Nëntor 2024 | 15:51

Pallatet dhe komplekset rezidenciale do të administrohen me rregulla të reja.

Një projektligj i hedhur për konsultim publik vendos masa ndëshkuese për banorët që nuk paguajnë detyrimet për mirëmbajtjen.

Rregullat e reja vijnë si rezultat i moszbatimit në praktikë të ligjit ekzistues të vitit 2009.

Përveç Bashkisë Tiranë që ka arritur të krijojë një strukturë funksionale, në bashkitë e tjera janë hasur probleme e mosmarrëveshje për administrimin.

Çdo bashkëpronar paguan detyrim mujor për të mbuluar shpenzimet e mirëmbajtjes për hapësirat e përbashkëta si shkallët, ashensorët, ndriçimin dhe të tjera.

Në një ndërtesë, pronarët ndajnë përgjegjësinë për mirëmbajtjen e objekteve në bashkëpronësi. Prandaj, në rast se një pronar apo qiramarrës që vepron në emër të tij shkakton dëm në këto hapësira, ai do të mbajë përgjegjësi për riparimin e dëmit të shkaktuar.

Projektligji parashikon edhe ngritjen e një fondi rezervë, në raste emergjencash.

Për sa i përket rolit që do të kenë bashkitë, këto të fundit do të mbajnë një regjistër, me informacion të detajuar për karakteristikat kryesore të pronës dhe mënyrën e administrimit të saj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026