Armë e veçantë, e përdorur për herë të parë/Karamuço zbërthen vrasjen e biznesmenit
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se vrasja e biznesmenit Eduard Reçi një natë më parë në kryeqytet është tipike mafioze, e mirëmenduar dhe e mirëorganizuar.
Ai tregoi se në ngjarje është përdorur një pushkë me fishekë që nuk lë gjurmë ndaj është e vështirë për policinë të identifikohet lloji i armës.
“Është një vrasje me elementë shumë të sofistikuar, e mirëmenduar, madje edhe distanca, armatimi dhe mungesa e gjurmëve në vendngjarje tregojnë për një organizim perfekt. Autorët kanë zgjedhur darkën, e kanë mbajtur në vëzhgim, sapo ka dalë te rrugica, te pjesa e trotuarit është qëlluar dhe ka rënë në tokë. Është një distancë e afërt, me pushkë, polica është habitur pasi bëhet fjalë për disa pushkë të veçanta që qëllohet me disa plumba pa këmishë, një armë e veçantë që përdoret për herë në atentate, e kanë menduar që mos të lënë gjurmë. Nuk është dëgjuar shumë, mund të jetë goditur ose nga një pallat ose nga një makinë”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët