“Vrasja është kryer nga një makinë ose…” – Karamuço për atentatin ndaj biznesmenit
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Abania se vrasja e biznesmenit Eduard Reçi një natë më parë në kryeqytet është tipike mafioze, e mirëmenduar dhe e mirëorganizuar.
Ai tregoi se Reçi është qëlluar me një një pushkë me fishekë që nuk lë gjurmë nga një distancë jo shumë e largët që mund të jetë nga një makinë ose një pallat pranë trotuarit ku ai u gjet i vdekur.
“Autorët kanë zgjedhur darkën, e kanë mbajtur në vëzhgim, sapo ka dalë te rrugica, te pjesa e trotuarit është qëlluar dhe ka rënë në tokë. Është një distancë e afërt, me pushkë, polica është habitur pasi bëhet fjalë për disa pushkë të veçanta që qëllohet me disa plumba pa këmishë, një armë e veçantë që përdoret për herë në atentate, e kanë menduar që mos të lënë gjurmë. Nuk është dëgjuar shumë, mund të jetë goditur ose nga një pallat pranë vendit të ngjarjes ose nga një makinë”, tha Karamuço.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West