Tentoi të korruptonte me 50 euro policin në Kosovë, arrestohet gruaja nga Shqipëria

15 Nëntor 2024 | 11:49

Një shtetase shqiptare është arrestuar nga policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar Vermicë, pasi gjatë kontrollit të dokumenteve, i ka dhënë 50 euro ryshfet një zyrtari policor.

Mediat kosovare bëjnë me dije se ngjarja ndodhi ditën e premte, ndërkohë që me vendim të prokurorit gruaja është dërguar në paraburgim.

Policia e Kosovën bën me dije gjithashtu se në pikën e kalimit kufitar Kullë, janë arrestuar dy shtetas të Malit të Zi, pasi që gjatë kontrollit të veturës së tyre janë gjetur dhe sekuestruar 18×200 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Me rastin janë marrë zyrtarë të njësisë së krimeve ekonomike. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan kosovapress.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026