I dënuar me 10 vite burg për vrasje në tentativë, arrestohet 58-vjeçari në Elbasan
Një 58-vjeçar, i dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasjeje, është arrestuar këtë të shtunë nga policia e Elbasanit. Luan Taragjini, banues në fshatin Grabovë, ishte shpallur në kërkim kombëtar pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendim të datës 21 tetor 2024, e dënoi me 10 vite burg për veprën penale “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë.
Ngjarja për të cilën akuzohet Taragjini daton në shtator 2017, kur ai tentoi të vrasë me armë gjahu shtetasin L. T. në fshatin Lenie.
Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i tij u bë i mundur falë një operacioni të organizuar nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, në bashkëpunim me Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh dhe Forcën Operacionale.
Operacioni, i koduar “Wanted”, çoi në arrestimin e Taragjinit në zonën e Gramshit.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit