Bonusi për pensionistët, Arlind Qori: Do kapin minimumin jetik vetëm një herë në vit

18 Nëntor 2024 | 22:59

Alrind Qori, kryetari i “Lëvizjes Bashkë” ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar bonusin për pensioninstët. Kryeministri Rama deklaroi se pensionistët do të marrin nga 100-150 euro bonus në muajin dhjetor.

Sipas Qorit, ky bonus i afrohet për herë të parë minimumit jetik të propozuar që prej dy vitesh nga “Lëvizja Bashkë”, por siç u shpreh ai bonusi ka një ndryshim nga ajo që “Lëvizja” ka propozuar, pasi nuk do të jetë një minimum jetik për gjithë vitin, por pensionistët do e arrijnë këtë vetëm një herë në vit.

“Është shumë interesant që kryeministri Rama merr si standard pa e deklaruar nivelin e minimumit jetik. Ndarjen e bëri te 20000 lekshi, shifra që Lëvizja Bashkë e ka propozuar prej kohësh si minimum jetik.

Për të bërë një llogari, i bie që nga 12 muaj që ka viti pensionistët shqiptar do jetojnë në minimumin jetik e sipër vetëm për një muaj në vit.

Pra vetëm për muajin dhjetor pension plus bonus do jetë mbi minimumin jetik. Pra nga 12 muaj pensionistët shqiptar do jetojnë mbi minimumin jetik, ndërsa në 11 muaj të tjerë standardi është nën minimumin jetik”, tha Arlind Qori.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026