Homazhe për 14-vjeçarin që u vra me thikë, shokët ndezin qirinj te vendi i krimit
Një ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit, Martin C., pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë, policia ka arrestuar autorin. Ai është moshatar i viktimës, M. P., për të cilin tashmë rëndojnë dy vepra penale: “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. Nga sherri i ndodhur dje, u plagos edhe i mituri tjetër, L.M., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i është komunikuar masa e arrestit në një spital privat, aty ku mori mjekim për një plagë që kishte në dorë pas sherrit. Në konfliktin direkt u përfshin 3 adoleshentë: viktima Martin C., shoku i tij L.M., që ishte nxënës në shkollën private “Mustafa Qemal Atatürk” në Sauk, dhe autori, i cili po ashtu ishte nxënës i shkollës “Fan Noli”.

Këtë të martë janë kryer homazhe për 14-vjeçarin, ku bashkëmoshatarët e tij kanë ndezur qirinj në vendin ku ndodhi krimi. Gjithashtu, shokët e klasës, me buqeta me lule në duar, i dhanë lamtumirën e fundit 14-vjeçarit.
View this post on Instagram
LEXONI GJITHASHTU:
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale