Shqiptarët udhëtojnë për biznes, rritje me 50% në vitin 2023

19 Nëntor 2024 | 15:53

Në vitin 2023, 60 mijë qytetarë udhëtuan jashtë vendit për të bërë biznes, duke shënuar një rritje prej afro 50% në numrin e udhëtimeve për qëllime tregtare.

Nga pikat kufitare të vendit dalin çdo ditë mijëra qytetarë shqiptarë, të cilët vizitojnë vende të ndryshme në Evropë e më gjerë. Në vitin 2023, numri i udhëtimeve të banorëve mbi moshën 15 vjeç arriti në 4.4 milion.

INSTAT ka kryer një analizë për arsyet e vizitave jashtë vendit, duke zbuluar se 97.5% e udhëtimeve me biletë kthimi ishin për turizëm, ndërsa 2.5% për arsye biznesi.

Në terma konkretë, 60 mijë udhëtime gjatë vitit të kaluar u kryen për qëllime tregtare ose për marrëveshje të reja biznesi. Kjo shifër përfaqëson një rritje krahasuar me vitin 2022, kur regjistroheshin 40 mijë dalje nga vendi.

Mosha 25-35 vjeç përbën grupmoshën me numrin më të lartë të qytetarëve që udhëtojnë jashtë vendit, me një qëndrim mesatar prej 4 ditësh gjatë vitit të kaluar.

Daljet nga kufijtë shqiptarë janë realizuar përmes makinës, anijes dhe avionit, por rreth 90% e kalimeve u kryen përmes transportit rrugor me mjete private ose autobusë.

Destinacionet më të frekuentuara, sipas fluksit të udhëtimeve, janë Greqia, Italia, Spanja, Anglia dhe Turqia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026