Tragjedia në Novi Sad, Vuçiç paralajmëron dorëheqje të tjera
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë të martën se pret dorëheqje të reja prej zyrtarëve qeveritarë të nesërmen, për shkak të tragjedisë që ka ndodhur në Novi Sad, më 1 nëntor, kur një strehë e betonit të stacionit hekurudhor është shembur dhe ka vrarë 15 persona.
“Përgjegjësia nuk mund të shmanget. Ndonjëherë duhet të merrni përgjegjësi politike e morale edhe kur jeni plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Vuçiq.
Ai ka thënë se 15 persona nuk kanë vdekur për fajin e tyre, por sepse “dikush nuk e ka kryer punën siç duhet dhe në përputhje me ligjin”.
Ai ka thënë se në muajt në vijim do të bëhet problem fakti që projektet janë ndalur në Serbi nga “presioni dhe frika e përhapur”.
“Ka të bëjë me faktin që sot nuk mund të marrësh nënshkrimin e asnjë institucioni shtetëror për asgjë, askush nuk dëshiron të nënshkruajë asgjë. Nuk mund të kryhet as rindërtimi i mbikalimeve dhe nënkalimeve në Serbi”, ka thënë ai.
Aktivistët kanë mbajtur dhjetëra protesta në Novi Sad dhe Beograd, ndërsa opozita dhe disa qytetarë janë duke kërkuar llogari nga Qeveria për tragjedinë në Novi Sad.
Aksidenti ka ndodhur pas rihapjes së stacionit hekurudhor të Novi Sadit në korrik të këti viti, pas tre vjetësh të rindërtimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet