Përfundon faza e grupeve në Ligën e Kombeve: Shqipëria bie në Ligën C

20 Nëntor 2024 | 09:46

Liga e kombeve ka mbyllur fazën e saj të parë, atë të grupeve, ku janë konfirmuar ekipet të cilat avancojnë më tej, skuadrat që ngjiten një kategori më sipër, por dhe ato të cilat kanë dështuar në përmbushjen e objektivave, e do të duhet që edicionin e ardhshëm të luajnë një ligë më poshtë. Mbrëmjen e së martës janë zhvilluar sfidat e gjashta në grup në ligat A, B, C dhe D.

Në 4 grupet e Ligës A skuadrat fituese janë Portugalia, Franca, Gjermania dhe Spanja, ndërsa ato të vendeve të dyta, të cilat synojnë po ashtu trofeun janë Kroaci, Itali, Holandë e Danimarkë. Nga Liga B, në të cilën bënte pjesë dhe Shqipëria, ekipi që grumbulloi më tepër pikë ishte Anglia, që rikthehet sërish mes të mëdhenjve të Evropës.

Fatkeqësisht kuqezinjtë e udhëhequr nga Sylvinho kanë zbritur në Ligën C për edicionin e ri. Një shans të madh ka Kosova, e cila do të luajë play-off për t’u ngjitur në Ligën B. Bazuar në formatin e Nations League, do të hidhet shorti më 22 nëntor, që do të konfirmojë dhe çiftet e skuadrave që luajnë play-off, aty ku dardanët do të njohin kundërshtarin e tyre një mes Gjeorgjisë, Islandës, Irlandës apo Sllovenisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026