Shmangia e përmbytjeve, nis pastrimi i kanaleve kulluese në Gjirokastër

20 Nëntor 2024 | 17:11

Hedhja e mbeturinave në kanalet kulluese është kthyer në shqetësim në qytetin e Gjirokastrës dhe rrethinat e saj, pasi kjo situatë bëhet shkak për përmbytjet gjatë stinës së dimrit. Për këtë arsye ka nisur puna për pastrimin e rreth 15 km kanalizime me qëllim evitimin e dëmtimit të tokave të mbjella gjatë ditëve me reshje shiu. Inxhineri Spiro Diamanti i cili monitoron punën ka folur për Euronews Albania duke apeluar banorët që mbetjet ti hedhin në vendet e përcaktuara.

“Në këtë periudhë jemi duke punuar në rrjetin e kanalave kulluese kemi mbaruar punimet në Njësinë Administrative të Odries, jemi duke punuar në njësitë Cepo, Picar, edhe Lunxhëri për të arritur synimin  e pastrimit të rreth 15 kilometrave kanale kulluese primare dhe sekondare”, u shpreh inxhinieri Spiro Diamanti.

“Në Zenelaj për pastrimin e një kolektori kryesor kullues që është në afërsi të fshatit i cili përveç mbetjeve me inerte, kishte dhe shumë mbetje urbane, mbeturina shtëpiake që na u desh një punë shumë më intensive, më e madhe për të kryer pastrimin e tyre. Këtu gjej rastin ti bëj thirrje  të gjithë banorëve sidomos të zonave rurale që mbetjet e tyre ti hedhin në vendet e caktuara dhe jo nëpër kanalet kulluese”, thotë inxhinieri Spiro Diamanti.

Një pjesë e banorëve kryesisht në zonat rurale i depozitojnë mbetjet urbane dhe inertet përgjatë kolektorëve në tokat bujqësore ndërsa një numër i lartë i fermerëve në Gjirokastër kanë sipërfaqe të mbjella me drufrutorë dhe vreshtari ndërkohë që ka ardhur në rënie interesi për kultivimin e drithërave të bukës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje

Autobusi i linjës Durrës–Spitall (linja e Universitetit) u përfshi nga flakët teksa ishte në lëvizje. Zjarri u vu nën kontroll në kohë nga shërbimi zjarrfikës,...
12:30 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026