Si vazhdoi mësimi te shkolla “Fan Noli”? Aktivistja: U habita nga drejtoresha…

21 Nëntor 2024 | 18:43

Ngjarja e rëndë e vrasjes së 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari i tij në Tiranë bëri që këtë të enjte të mblidheshin në një protestë qytetarë, prindër e aktivistë të shumtë.

Aktivistja Sidorela Vatnikaj ishte e ftuar këtë të enjte në emisionin ‘People’ në Euronews Albania. Ndër të tjera ajo foli se si ka vijuar mësimi në shkollën ‘Fan Noli’.

“Unë nuk e di sesi drejtoresha e shkollës ka bërë mësim normal dje dhe sot. Si nuk i ka thirrur prindërit e asaj shkolle dhe për të thënë që ne kemi dështuar të mbrojmë një fëmijë që është nxënësi jonë, të ulemi e të flasim, të bëhemi bashkë për të mbrojtur fëmijët e tjerë”, tha aktivistja.

E pyetur nëse ka pasur prezencë të prindërve të tjerë ditën që ndodhi ngjarja në shkollën ‘Fan Noli’, aktivistja shprehet se përtej faktit që ndodheshin aty, ata e kishin shumë të vështirë të flisnin.

“Ka pasur shumë prindër fëmijësh në shkollën ‘Fan Noli’ të cilët e patën shumë të vështirë për të folur pasi ngjarja ka qenë shumë shokuese. Ka prindër të papërgjegjshëm, do të ketë gjithmonë dhe prandaj janë krijuar institucionet, ashtu siç ka plot prindër të përgjegjshëm”, tha Vatnikaj, duke ngritur dhe pikëpyetje se kush është rregullatori i të gjitha këtyre marrëdhënieve.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026