Reklamonin vaj ulliri bio dhe shisnin përzierje me vajra të panjohur, arrestohen

23 Nëntor 2024 | 10:45

Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi dyshohet se shiste vaj ulliri të reklamuar si bio, ndërsa në realitet produkti ishte i një cilësie të ulët. Policia njoftoi gjithashtu se ka shpallur në kërkim djalin e tij, shtetasin D. A., 29 vjeç, për përfshirje në këtë aktivitet të paligjshëm. Babë e bir, banues në fshatin Tapi, Kuçovë, akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mashtrimi me produktet ushqimore”, kryer në bashkëpunim.

Sipas hetimeve, ata kishin përshtatur një ambient në banesën e tyre për të përgatitur përzierje vajrash dhe produkte të panjohura, të cilat më pas i reklamonin në faqen e Facebook “Vaj Ulliri Bio Jugu” dhe i shisnin si vaj ulliri bio. Produktet u shpërndaheshin klientëve në të gjithë vendin përmes një shërbimi privat të postës.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi rreth 3000 litra lëndë vajore e papërcaktuar, 1000 litra të dyshuara si vaj kikiriku, një laptop dhe një printer që përdorej për printimin e etiketave postare, si dhe 2,900,000 lekë dhe 1800 euro, të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Materialet e mbledhura i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për hetime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U shpall “non grata” nga Rama, mediat në Kosovë: Arrestohet Ikballe Huduti

Mediat në Kosovë raportojnë se menjëherë pas deklaratave të kryeministrit shqiptar Edi Rama për “non grata”, është arrestuar aktivistja Ikballe Huduti. “Më datë 07.01.2020, Drejtoria...
16:33 | 25/06/2026

Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur kalimin për gjykim të dosjes penale që lidhet me fraksionin e çështjes së njohur...
16:31 | 25/06/2026

Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në Tiranë. Në një postim në facebook, Rama ka publikuar disa turiste me origjinë...
16:25 | 25/06/2026