Lideri suprem i Iranit bën thirrje për dënim me vdekje për liderët izraelitë

25 Nëntor 2024 | 13:11

Lideri suprem i Iranit, që mbështet dy grupet që po luftojnë kundër Izraelit në Gazë dhe Liban, tha se duhet që udhëheqësve izraelitë t’iu shqiptohen dënime me vdekje, e jo t’iu lëshohen fletarrestime.

Ajatollah Ali Khamenei i bëri këto deklarata teksa po komentonte fletarrestimet e lëshuara nga Gjykata Ndërkombëtare Penale më 21 nëntor për kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes dhe një udhëheqës ushtarak të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Ata lëshuan fletarrestime. Ato nuk mjaftojnë… Duhet të shqiptohen dënime me vdekje për këta udhëheqës kriminalë”, tha Khamenei, duke iu referuar udhëheqësve izraelitë.

Në vendimin e tyre, gjyqtarët thanë se ka prova të bazuara për të besuar se Netanyahu dhe Yoav Gallant kanë përgjegjësi penale për aktet që përfshijnë vrasje, përndjekje dhe përdorimin e urisë si armë të luftës, si pjesë e “sulmit të gjerë dhe sistematik kundër popullatës civile në Gazë”.

Vendimi i GJNP-së shkaktoi zemërim në Izrael, shtet që e quajti këtë vendim absurd. Banorët e Gazës u shprehën se fletarrestimet mund të ndihmojnë në ndaljen e dhunës dhe të sjellin para drejtësisë përgjegjësit për krimet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Parada shqiptare në SHBA! Gazetari Samarxhiu sjell detajet nga New York

Gazetari i Euronews Albania Thimi Samarxhiu në një lidhje live nga Nju Jorku ka sjellë detaje nga atmosfera e Kupës së Botës 2026 si dhe...
14:55 | 19/06/2026

Athina do të kërkojë anëtarësimin e Malit të Zi në BE gjatë Presidencës së Këshillit në vitin 2027

Qeveria greke po shqyrton mënyra për të përshpejtuar pranimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian gjatë Presidencës së saj të Këshillit të BE-së në...
14:07 | 19/06/2026

IDF: Goditëm mbi 80 objektiva të Hezbollahut brenda natës, dhjetëra të vrarë

Ushtria izraelite njoftoi të premten se gjatë natës goditën më shumë se 80 objektiva të Hezbollahut dhe vranë dhjetëra luftëtarë të grupit. Në përditësimin e...
13:37 | 19/06/2026