Mbyllet java e 14-të e “Superiores”, Partizani merr kreun
Partizani e Vllaznia vijojnë performancat pozitive ne Superligën Shqiptare, duke rrëmbyer një tjetër fitore, me kryeqytetasit, të cilët qëndrojnë në krye të klasifikimit. Të besuarit e Veselinoviç morën 3 pikët e radhës ndaj Laçit në shtëpi, dnërsa mjaftoi një gol i Albers Kekos.
Kjo ishte fitorja e 7-të në ligë, ku Partizani numëron 27 pikë. Vendi i dytë i takon Vllaznisë që fitoi ndaj Teutës, në një duel që u vendos në minutat e fundit.
Shkodranët, të cilët janë ndër pretendentët për fitimin e titullit e mbyllën pjesën e parë në avantazh me golin e Bajramit, ndërsa në të dytën Nasr riktheu ekuilibrat. Gruda ishte ai që në minutën e 90 i dha fitoren të tijve.
Egnatia po ashtu nuk lëshon terren, me kampionat në fuqi që renditen në vendin e tretë dhe morën një fitore pa shumë mundim ndaj Bylis me golat e Zejnullait dhe Ujkës. 2 përballjet e tjera, Skënderbeu-Dinamo dhe Elbasani-Tirana u mbyllën pa fitues. Sa i përket klasifikimit vijon i tillë, Partizani në krye, i ndjekur nga Vllaznia e Egnatia, më pas Dinamo, Elbasani, Teuta, Tirana, Skënderbeu, Laçi dhe në fund Bylis.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset