Akuza zyrtare e SPAK ndaj gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka publikuar këtë të martë njoftimin zyrtar në lidhje me mega-operacionin e ndërmarrë në Elbasan, ku u godit një organizatë kriminale që merrej me trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine.
Rrjeti kriminal kishte bazën në qytetin e Elbasanit dhe shtrihte aktivitetin e tij në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikën Latine. Sipas SPAK kjo organizatë kriminale drejtohej nga Suel Çela, i shpallur në kërkim nga organet ligjzbatuese.
Ndër të tjera në njoftim zbardhen dhe akuzat zyrtare ndaj gazetarëve Artan Hoxha dhe Elton Qyno, ndaj të cilëve është caktuar masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje”
Gazetarët e kronikës së zezë akuzohen për veprën penale “Korrupsion aktiv në sektorin privat”, i kryer në bashkëpunim.
Sipas SPAK, shtetasi Suel Çela ka shpërblyer me shuma monetare të paligjshme dy gazetarët të cilët më pas kanë publikuar artikuj dhe video që keqinformonin duke manipuluar opinion publik në favor të organizatës kriminale.
“M.L ka synuar të manipulojë perceptimin publik, duke i paraqitur rivalët e tij si të paprekshëm për shkak të lidhjeve të dyshuara që ata mund të kenë me politikën. Trysnia për hetime pasurore në kuadër të OFL-së dhe nxitja e mediave për të marrë dëshmi nga individë që mund të inkriminojnë rivalët e tij do të krijonin, sipas tij, në opinionin publik perceptimin se këta rivalë, për shkak të lidhjeve të dyshuara politike, janë bërë “të paprekshëm”. Kjo strategji, e cila përfshin manipulimin e informacionit dhe ndikimin në opinionin publik, jo vetëm që do të rriste pozitat e tij, dhe në të njëjten kohë do të dëmtonte interesat e rivalëve.
Dyshohet se këto synime M.L i ka realizuar përmes bashkëpunimit me gazetarët A.H. dhe E.Q, të cilët kundrejt përfitimeve monetare të paligjshme kanë mbajtur qëndrime në media, si dhe kanë publikuar artikuj dhe video që keq informonin dhe manipulonin opinionin publik”, thuhet në njoftimin e SPAK.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje