Diplomati: Europa e sëmurë rëndë! Nuk frymëzon më!

29 Nëntor 2024 | 22:21

Diplomati Roland Bimo ishte i ftuar të premten në mbrëmje në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egron, në Euronews Albania, ku foli mbi zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare, fitoren e Trump në SHBA dhe luftën në Ukrainë.

Ndër të tjera ai u ndal dhe të zhvillimet në Ballkan dhe roli i BE ku theksoi se Europa tanimë sipas tij i ka humbur vlerat, nuk frymëzon dhe po lëngon si e sëmurë.

“Kudo në botë para 10 viteve flitej për Europën dhe vlerat e saj ndërsa sot Europa është si një i sëmurë i ligur që është në qoshe dhe nuk të frymëzon për asgjë. Vuçiç bën si i ka qefi gjëra që janë flagrante, pra BE e ka ulur shumë piacën. Prandaj duhet një bashkëpunim më i madh i shqiptarëve pasi ne kemi individë që bëjnë politikë të jashtme por nuk kemi insitucione dhe nuk ka një qasje të koordinuar. Kemi rastin e Hashim Thaçit ka 4-5 vjet në Hagë dhe nuk ndihet njeri, as në Shqiperi as në Kosovë as në gjtihë botën shqipfolëse se çfarë bëhet me këta njerëz”, tha diplomati Roland Bimo.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026