Seanca për buxhetin 2025, PD depoziton 36 amendamente, Berisha rikthehet në Kuvend

2 Dhjetor 2024 | 15:35

Nga aksioni i ashpër me karriget e djegura dhe bllokim të seancave plenare, Partia Demokratike ka ndryshuar qasjen e saj duke e ndërtuar aksionin e saj mbi bazën e propozimeve kundër buxhetit për vitin 2025 të sjellë nga mazhoranca socialiste.

Plot 36 amendamente janë depozituar nga deputetët e Partisë Demokratike për buxhetin, të cilat do të shqyrtohen në seancën plenare të kësaj të martë ku pritet që të kalojë nen për nen buxheti për vitin e ardhshëm.

Propozimet e PD prekin thuajse të gjitha fushat e jetës, me një vëmendje të veçantë në kërkesën për rritjen e mbështetjes për pensionistët.

Sipas grupit parlamentar demokrat, këto amendamente në buxhet bëhen me qëllimin që ai të mos jetë buxheti i mirëqenies së një grupi njerëzish pranë qeverisë, por të jetë buxheti i qytetarëve dhe që siguron mirëqenien minimale të tyre.

Kjo është hera e parë që PD paraqet në Kuvend një listë kaq të gjatë me projektligje dhe amendamente në buxhetin e shtetit dhe shikohet si hapi i parë i ndërtimit të një alternative qeverisëse të opozitës për zgjedhjet e ardhshme të pranverës 2025.

E veçanta e seancës të së martës do jetë rikthimi i kreut të PD Sali Berisha pasi GJKKO vendosi ta lirojë nga arresti i shtëpiak.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:38 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026