Berisha: Buxheti i miratuar injoron totalisht qytetarët

20 Nëntor 2024 | 20:42

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në daljen e tij të përnatshme për mediat dhe mbështetësit e tij, e cilësoi buxhetin e miratuar nga mazhoranca si buxhetin që injoron totalisht hallet dhe prioritetet e qytetarëve.

“Buxheti i miratuar injoron pothuajse totalisht qytetarët. Ne shkuam aty si dëshmitarë të vjedhjes më të madhe që po ndodh’, theksoi Berisha në fjalën së tij, gjatë protestës te ‘Rruga e Shpresës”.

Të dashur miq!

“Një debat i gjerë u zhvillua për buxhetin.

Aty doli me gjithë shëmtinë e vet, projekti i vjedhjes më të madhe në historinë e këtij vendi të buxhetit.

Buxheti i injorimit total, pothuajse total të qytetarëve. Fytyra e hajdutëve të pamëshirë dhe qeveritarëve.

Ne shkuam aty si dëshmitarë të këtij akti, të vjedhjes më të madhe që po ndodh, për ti treguar me gisht, për të ju thënë shqiptarëve ja se çfarë po bëhet.

Për të ju thënë pensionistëve se këta të pafytyrë, të pamëshirë, të pashpirtë kanë lënë për ju, 16 mln dhe paratë e blerjes së votës. Nuk kanë lënë asnjë rritje të pensioneve, në një kohë kur për vete marrin rroga sa 40-50 sa 70 pensionistë.

Ndaj dhe miqtë e mi, ne dërguam në parlament minimumin jetik prej 200 eurosh, si zotim absolut i yni, që në seancën e parë të parlamentit të opozitës do të votohet, do të votohen 200 euro për çdo shqiptar.

Ne propozuam 5-fishimin e fondit aktual për indeksimin e pensioneve, nga 1.6 në 8 miliardë.

Tefishimin e fondeve për ish-të përndjekurit politikë, nga 1.2 miliardë në 4.2 miliardë lekë.

Rritjen me 1% të buxhetit të arsimit me rritje graduale me 1% çdo vit.

Rritja me 1% te PBB-së të buxhetit të shëndetësisë me rritje graduale me 1% çdo vit

Rritja me 50% te fondeve për barnat e rimbursueshme për qytetarët.

Pezullimi i pagesave buxhetore për tre PPP-te e Edi Ramës dhe Vilma Nushit, Manastirliut dhe Ilir Beqjas, përveç dializës.

Rritja me 10% e pagave te gjithë administratës publike, përveç pagave të drejtuesve të lartë që nuk rriten asnjë qindarkë.

ritja me 20% te pagave te mësuesve dhe pedagogëve, mjekëve dhe infermirëve në vend.

Rritjen me 2 miliardë lekë të fondit për kërkimin shkencor.

Rritja e transfertës së pakushtëzuar për bashkite, nga 1% në 1.5% të GDP-së me një shtesë prej 13 miliardë lekë.

Barazimin e investimeve në jug dhe në veri të vendit, anulimin e çdo diskriminimi të vendos ndaj bashkive të veriut nga Edi Rama.

Pakete mbështetëse financiare për prodhuesit vendas 5 miliardë lekë.

120 mln euro apo katër herë më shumë subvencione për fermerët, blegtorët dhe agroindustrinë në Shqipëri.

Rritja e fondeve të ilaçeve për spitalin onkologjik, jo me pak se 15 mln euro shtesë.

Përgjysmimi i shpenzimeve operative të qeverisë, të cilët vjedhin nga mëngjesi gjer në darkë.

Trefishimi i fondeve për mirëmbajtjen e rrugëve”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026