Kush e organizoi sulmin në veri të Kosovë? Gazetari: Kontradiktë në deklarata
Gazetari Kosovë Gjoci foli në Euronews Albania për situatën në Kosovë, aty ku një shpërthim i fuqishëm ndodhi më 29 nëntor në Zubin Potok.
Ai tha se gjatë kësaj kohe që vijojnë kontrollet në Veri, ajo çfarë vihet re është ‘kontradikta’ në mesin e kësaj situate.
“Ditën e shpërthimit ku u dëmtua kanali i ujit të Ibër-Lepencit, ajo çfarë ra në sy në Kosovë është insistimi i Kurtit se çdo gjë është në rregull, një situatë e qetë dhe se nuk ka më grupe kriminale. Pak orë më vonë ndodhi dhe ngjarja në Veri.
Nga ana tjetër kemi një mohim nga Serbia, një qëndrim neutral le të themi.
Për sa u përket të dyshuarve se nga kush mund të jetë organizuar ky shpërthim, gazetari vë në dukje deklaratën e bërë nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Në deklaratën e Ministrit Sveçla ku u paraqit armatimi që ishte kapur gjatë bastisje, u tha se bëhet fjalë për një grup të mirëorganizuar, të trajnuar të cilët e dinin mirë se çfarë po bënin dhe si të përdorin armët apo eksplozivin”, tha gazetari Kosovë Gjoci.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta