Aksioni në Veri të Kosovës, gazetari Venhar Isufi: 11 persona të arrestuar
Ngjarja e ndodhur në Kosovë ka sjellë mjaft dyshime, persona te arrestuar si dhe detaje të reja të shpërthimit të ndodhur në kanalin Ibër-Lepenc.
Gazetari Venhar Isufi ishte i ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania këtë të hënë për të folur mbi situatën në Kosovë.
Ai shprehet se ka reduktime me ujë të pijshëm si pasojë e shpërthimit në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok.
“Edhe tani janë disa ekipe të cilat janë duke punuar në vendngjarje për të zgjidhur problemin sepse është bërë një devijim i rrjedhjes së ujit nga ku është vendosur një kontenier. Sot gjatë ditës ka pasur rrjedhje të ujit i cili ka dalur nga vendi ku ndodhi dhe shpërthimi ku janë vendosur rreth 20 kg eksplozivë. Shpërthimi ka ndodhur me një detonator mekanik, përmes filtrit ndezës për të sjellë dhe shpërthimin. Nëpërmjet detonatorit kemi një sulm që nëse nuk do të ndërmerreshin masat, dëmi do të ishte më i madh”, tha Venhar Isufi.
Më tej gazetari thekson se janë 11 persona të arrestuar dhe një i liruar këtë të hënë.
“Policia ka arrestuar 11 persona deri më tani, ndërsa një është liruar. Pritet të merren masat e paraburgimit për disa persona. Gjithashtu vazhdon sekuestrimi i armatimeve në Zveçan, Zubin Potok. Eshtë kryer edhe një bastisje në Mirovicën e Veriut por pa armatime. Në Mitrovicën e Veriut kanë arrestuar një person, si i dyshuar kryesor që mund të ketë lidhje me personat që kryen shpërthimin në Ibër-Lepenc”, shton gazetari Isufi.
Sipas tij, kjo situatë do të zgjasë të paktën një javë pasi është një dëmtim shumë i madh i bërë në infrastrukturë teksa qytetarët po shfrytëzojnë alternativa të tjera për furnizimin e ujit.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje