Personat me aftësi të kufizuara protestë në Elbasan: Duam të trajtohemi me dinjitet
Një përfaqësi e personave me aftësi të kufizuar janë mbledhur sot në Elbasan, në një miniprotestë për të paraqitur disa nga kërkesat dhe ankesat e tyre.
Në këtë ditë, e cila duhet të shërbejë për të drejtat që këta persona duhet të gëzojnë, ashtu si e gjithë pjesa tjetër e shoqërisë. Ata paraqitën vështirësitë sa i takon pagesës që marrin, mospërballimit të jetesës, pavarësisht se ka prej tyre edhe me arsim të lartë.
“Sot ne jemi mbledhur në këtë ditë ndërkombëtare për personat me aftësi të kufizuara, por jo për të festuar, por për të protestuar për cenimin e të drejtat tona. Ne nuk kërkojmë një jetë luksi, por kërkojmë një jetë dinjitoze me të drejta të barabarata si gjithë shoqëria. Ne nuk mund të kërkojmë lëmoshë, por duam atë që na takon. As në rajon nuk ka invalid ë marrin këtë pagë qesharake. Çfarë mund të marrim ne me këtë pagë që nuk është rritur prej 14 vitesh”,- Trifon Kushta.
Nga ana tjetër edhe peripecitë që i duhet një kujdestari për t’u kujdes 24 orë për një person me aftësi ndryshe, janë të mëdha. Me pagesën 120 mijë lekë që ata marrin, nuk u del për asgjë.
Në Elbasan persona para dhe tetraplegjik janë 350, dhe barrierat për të pasur edhe ata një jetë si të gjithë të tjerët janë të shumta.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)