Manchester United beson te fitorja, përballet në mbrëmje me Arsenalin
Ndaj Arsenalit do të jetë përballja më e vështirë deri më tani për Ruben Amorim, teknikun e ri që drejton Manchester United. Portugezi beson se pas fitores ndaj Everton pak ditë më parë, suksesi mund të përsëritet edhe ndaj topçinjve, megjithatë situata nuk është e njëjtë në të dyja kampet. Përballjet e fundit mes tyre u kanë buzëqeshur të besuarve të Artetës, por ndryshimet në skuadër bëjnë që te djajtë e kuq besimi të jetë i madh.
Mungesa kyçe ka te të dyja ekipet, por tanimë teknikët, si Arteta ashtu dhe Amorim, i kanë gati formacionet. Favoritë për fitimin e përballjes cilësohet ekipi londinez.
Në mbrëmje, në fushë zbresin edhe Liverpool dhe Manchester City, këta të fundit me shpresën se nga sonte nis kthesa. Të kuqtë e Arne Slot gjithashtu i pret një duel i vështirë në transfertë ndaj Newcastle, kundërshtar që di si të fitojë.
Në anën tjetër, “Citizens” presin në Etihad Nottingham Forest, një skuadër ndaj së cilës rezultatet janë në favor të tyre. Siç dihet, ekipi i Guardiolës vjen me 4 humbje radhazi në Premier League, një situatë e paprecedentë nën drejtimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta