120 raste në ditë më grip në Gjirokastër, shtohen rastet tek të moshuarit

4 Dhjetor 2024 | 17:38

Ulja e ndjeshme e temperaturave të motit ka sjellë shtimin e rasteve të prekura nga gripi stinor në Gjirokastër. Janë rreth 120 raste në ditë që paraqiten pranë qendrave shëndetësore dhe spitalit të Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore si shkak i prekjes nga virozat.

Bluzat e bardha kanë kryer vaksinimin e popullatës ndërsa janë aplikuar rreth 6 mijë doza të vaksinës antigrip.

“Kemi kryer deri tani 91% të vaksinimit të popullatës të këtyre vaksinave dhe kryesisht këto janë kryer në grupmoshën mbi 60 vjeç”,-tha Noris Doraci, specialisti i shëndetit publik.

Në këtë periudhë me rritje të sëmundshmërinë nga gripi stinor synohet që marrja e vaksinës  të ndikojë në uljen e infektimit të popullatës.

 “Java që kaloi ishin gjithsej  si në spital edhe në  mjekët e familjes të paraqitur për  shqetësime të  rrugëve të sipërme të frymëmarrjes ishin 117 raste, ndërsa përpara tre javësh kanë qenë mbi 300 d.mth. kurba po vjen drejt uljes për momentin”,-tha Doraci.

Strukturat shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar nga banorët si dhe kryerjen e vaksinës për të evituar prekjen nga gripi stinor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026