Djali i këngëtares Shkurte Fejza i futet politikës, pritet të garojë për deputet
Diplomati Arbër Behluli, djali i këngëtares së njohur Shkurte Fejza ështëë angazhuar në jetën politike të Kosovës, duke aderuar në Partinë Demokratike (PDK).
Mediat kosovare shkruajnë se Behluli do të garojë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se ekspertiza, vizioni dhe përkushtimi i palëkundur i Arbërit ndaj shtetit dhe qytetarëve, e bëjnë atë një zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Me një master në politikat e Bashkimit Evropian, Arbëri ka ndërtuar karrierë të suksesshme edhe si ligjërues universitar, edhe si zyrtar i lartë në institucionet tona shtetërore. Tani, ai është gati të marrë mbi vete një sfidë të re, të formësojë të ardhmen e Kosovës nga brenda Kuvendit”, është shprehur Krasniqi.
Ndërkaq, Behluli është zotuar se si deputet do të angazhohet për të lidhur brezat, duke siguruar që secili qytetar të kenë një zë në ndërtimin e një Kosove ma të mirë për të gjithë.
“Çdo hap që kam bërë deri sot, nga rritja në një shtëpi ku atdhedashuria ka qenë gjithmonë vlerë e pazëvendësueshme e deri te shërbimi në institucionet e vendit tonë, më ka përgatitur për këtë moment. Me besimin tuaj, si deputet i Kuvendit të Kosovës, qëllimi im është të sjell përvojën shumëvjeçare në krijimin e politikave që adresojnë sfidat reale të shtetit tonë, e posaçërisht në diplomaci”, ka thënë Behluli.
LEXONI GJITHASHTU:
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)