“Deputetë kukulla si në kohën e Enver Hoxhës”, Iljazaj: E bëjnë për servilizëm
Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e tensionuar mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës gjatë seancës së sotme plenare pas ofendimeve mes deputetëve Erion Braçe dhe Ina Zhupa.
Iljazaj e cilësoi punën e deputetëve një shfaqje servilizmi për t’i rënë në sy kryetarit që t’i fusë në listë, shfaqje që sipas tij do jetë e zakonshme deri në zgjedhje.
“Unë gjykoj që do t’i shohim këto shfaqje gjithnjë e më shpesh deri në zgjedhje. Sistemi ynë zgjedhor që kemi sot e ka shpërfytyruar figurën e deputetit. I vetmi rol që i ka mbetur deputetit në Shqipëri është kush bërtet më shumë që t’i bjerë në sy kryetarit që ta vendosë në listë. Këtu sa më shumë të afrojnë zgjedhjet aq më shumë do shohim që do bërtasin, do ulërasin. Se një deputet që duhet t’i japë llogari zonës dhe njerëzve që e kanë zgjedhur do fliste ndryshe, në këtë mënyrë sillesh kur e vetmja gjë që të fut në listë është servilizmi ndaj kryetarit. I ka kthyer deputetët shqiptarë në kukulla, si në kohën Enverit që i jepnin një rrogë dhe ulnin e ngrinin kartonët sa herë e kërkonte partia”, tha Iljazaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West