Samiti i bashkive të Ballkanit, Veliaj takohet me kryebashkiakun e Stambollit

7 Dhjetor 2024 | 14:15

Në ditën kur Tirana pret Samitin e Rrjetit më të madh të bashkive të rajonit të Ballkanit, B-40, kryebashkiaku Erion Veliaj priti kryetarin e Bashkisë së Stambollit, Ekrem İmamoğlu, dhe një delegacion nga bashki të ndryshme të Turqisë.

“Ne po përmbyllim një vit shumë të suksesshëm me B-40. Ka qenë një nismë e z. Ekrem për t’u njohur mes nesh, për të punuar dhe bashkëpunuar mes nesh. Me Presidencën e B-40 Tirana ka qenë një histori suksesi, që ne duam ta vazhdojmë me presidencën e radhës, dhe më vjen mirë që rrjeti ynë, nga 21 qytete anëtare ka shkuar në mbi 70 bashki. I kemi më shumë se trefishuar përpjekjet tona dhe ashtu siç po kuptojmë nga integrimi europian, integrimi mes nesh është gjithashtu shumë i rëndësishëm”, tha Veliaj.

“Jam i lumtur kur shoh suksesin e qytetit të Tiranës nën drejtimin e mikut tim të dashur, Erionit, i cili ka ndërmarrë disa hapa konkrete dhe shumë të rëndësishme drejt arritjes së këtij qëllimi, dhe është një shembull i suksesshëm kur vjen puna për krijimin e qyteteve të jetueshme në Europë dhe e gjithë Europa po i ndjek hapat e tij të suksesshme”, u shpreh kryebashkiaku i Stambollit.

Kryebashkiaku i Stambollit shtoi se Tirana, nën drejtimin e Veliajt, është kthyer në një qytet që mbështetet në ndërtimin e marrëdhënieve të reja e të forta të bashkëpunimit në rajon. Ndërkaq, Veliaj shprehu bindjen se pas përmbylljes me sukses të drejtimit të B-40, Tirana do të shkëlqejë edhe si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe i Dialogut vitin tjetër. Rrjeti i bashkive të rajonit u krijua në nëntor të vitit 2021, në një kohë kur i gjithë globi përballej me pandeminë Covid-19, si urë bashkëpunimi mes qyteteve.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026